Flash News

KRYESORE

“Urdhëroi Partia”, pse s’u lejua Rudina Hajdari të shkojë në Tropojë, në aktivitet edhe zyrtari i lartë i SHBA

Deputetja Rudina Hajdari ka mbajtur sot një qëndrim mjaft kritik ndaj presidentit Ilir Meta dhe jo vetëm.

Pasi Meta sulmoi kryeministrin Rama dhe ndërkombëtarët lidhur me zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe sqaronte se ishte nisur për në Tropojë, erdhi reagimi i deputetes Hajdari.

Ndër rreshta binte në sy fakti se Hajdari i drejtohej Metës me një “porosi të veçantë” kur të dilte para bustit të babait të saj, Azem Hajdari dhe se me urdhër të partisë i ishte ndaluar të shkonte në Tropojë.

“Zoti President dhe zoti Besnik Dushaj, kur të jeni sot para bustit të tim eti në Tropojë, duke u hequr si pro-Amerikan të thekur, mos harroni t’i thoni tim eti që fëmijët e tu nuk janë këtu se kështu urdhëroi Partia. Mua më ndaluat të vi në Tropojë, por në Kosovë jo. Rrugë të mbarë”, shkroi sot në mëngjes në rrjetet sociale Hajdari, lidhur me aktivitetin e organizuar nga Bashkia me rastin e emërtimit të rrugës që lidh Gjakovën me Tropojën, ku i pranishëm ishe edhe kongresmeni amerikan Eliot Engel.

Kujtojmë se Rudina Hajdari nuk pranoi të digjte mandatin në bllok bashkë me Lefter Kokën (LSI) dhe Myslym Murrizin (PD), ashtu si pjesa tjetër e opozitës së bashkuar.

Pas vendimit, ata u përjashtuan nga partitë përkatëse.

Në foto: Meta me Engel në Tropojë

Të fundit