Flash News

KRYESORE

“Urdhëroi të më vinin bombën”, Klosi i kujton Berishës rastin e ’96-ës në Sukth: Dikush iu afrua, por nuk shpërtheu

“Urdhëroi të më vinin bombën”, Klosi i kujton

Ish kreu i SHISH, Fatos Klosi i cilëson absurde akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha, sipas të cilit ai ka dashur t’i hedhë bombë në apartament përmes një personi.

Në një intervistë për gazetën ‘Panorama’, Klosi hedh poshtë këtë deklaratë të Berishës dhe thotë se nuk e mban mend që Berishës t’i ketë ndodhur ndonjë incident i tillë.

Ai kujton vetëm një rast të vitit 1996 kur si president Berisha u sulmua gjatë një mitingu në Sukth, por që gjithçka kaloi pa dëmtime dhe me arrestimin e autorit.

“Ky njeri nuk heq dorë nga çmenduritë, janë absurde ato që nxjerr nga goja. Në fakt, asgjë nuk ka i ka ndodhur Berishës nga ky lloj episodi, Unë mund t’i them se dy herë i kanë bërë atentat Kristaq Kumes si kryetar i KQZ në ’97-ën, duke e përplasur dy herë me makinë. Kurse Berishës i ndodhi një tentativë në një miting në Sukth të Durrësit kur ishte president. Dikush iu afrua dhe hodhi bombë e cila nuk shpërtheu dhe personin e kapën. Këtë mbaj mend t’i ketë ndodhur Berishës dhe asnjë rast tjetër. Unë kisha detyrë ta mbroja Berishën në atë kohë edhe pse ishte kryetar i opozitës. Berishës nuk i afroheshe dot, pasi kishte roje ngado dhe s’bënte vaki një sulm i tillë”, u shpreh Klosi.

Të fundit