Flash News

KRYESORE

"Më urdhëruan të votoj për PS-në" Dhunohet shefja e financës së poliklinikës në Ersekë

Kristina Stoja e cila mban detyrën e shefes së financës së poliklinikës në Ersekë, është dhunuar nga Shefja e Personelit Dorina Tallo.

Stoja është shprehur se Dorina Tallo e ka urdhëruar të votojë për Partinë Socialiste.”Më kërcënuan se do të më largonin nga puna”-ka thënë Stoja.

Incidenti ka ndodur në mbientet e poliklinikës.Procedimi ndaj 30 vjeçares D. T filloi pas “kallëzimit të bërë më datë 21.06.2017, nga një 55 vjeçare, banuese në Ersekë, me detyrë shefe Finance pranë kësaj Drejtorie, e cila ka deklaruar se 30 vjeçarja në ambjentet e Poliklinikës të qytetit të Ersekës, për motive të dobëta, e ka fyer dhe goditur në fytyrë këtë të fundit”

Ajo akuzohet për veprën penale: “Dëmtime të tjera me dashje”.

Fotoja e  pare; Dorina Tallo

Fotoja e dyte: Kristina Stoja

Të fundit