Flash News

KRYESORE

Urdhri i Lindita Nikollës: Viti akademik nis më 15 tetor

Urdhri i Lindita Nikollës: Viti akademik nis më 15 tetor

Ministria e Arsimit ka caktuar datën e fillimit të vitit të ri akademik 2018-2019. Urdhri i firmosur nga ministrja Lindita Nikolla parashikon që universitetet të nisin nga puna në mesin e muajit tetor.

“Viti akademik 2018-2019 në institucionet e arsimit të lartë, të fillojë në datën 15 tetor 2018 dhe të përfundojë në datën 30 shtator 2019. Periudha 24 dhjetor deri në 4 janar 2019, të jetë periudhë pushimesh për studentët”, thuhet në urdhrin e ministres së Arsimit, sipas asaj që raporton ‘Panorama’.

Deri atëherë, është menduar që në fakultete të ketë përfunduar regjistrimi në tre raunde.

 

Të fundit