Flash News

KRYESORE

Urdhri i ministres së Drejtësisë, policët e burgjeve s’mund të transferohen më larg se 45 km nga vendbanimi

Urdhri i ministres së Drejtësisë, policët e burgjeve

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka firmosur një udhëzim që përcakton modalitetet e reja për transferimin e punonjësve të burgjeve nga një burg në burgun tjetër.

Sipas këtij udhëzimi, çdo punonjës i policisë së burgjeve, nuk mund të transferohet në institucione të tjera që janë në distanca të largëta nga vendbanimi i tij. Sipas urdhrit, punonjësit e Policisë së Burgjeve, nuk mund të transferohen në një vend pune më larg se 45 km nga vendbanimi i tyre, me përjashtim të rastit kur japin pëlqimin me shkrim për këtë transferim.

Po kështu kërkohet që në çdo rast, transferimi të jetë i motivuar, me vlerësim të rezultateve individuale të punës, ndërkohë që i komunikohet edhe personit të transferuar. Punonjësi i Policisë së Burgjeve, në çdo rast jep pëlqimin e tij, me përjashtim të rasteve për nevoja urgjente të shërbimit. Në udhëzim është përcaktuar se kohëzgjatja e transferimit nuk mund të jetë më shumë se 6 muaj brenda një periudhe 2 vjeçare.

Të fundit