Flash News

KRYESORE

Urdhri i Prokurorisë për të ndaluar publikimin e ‘339’, Manjani tregon Kushtetutën: Media nuk mund të censurohet

Dy prokurorët e Krimeve të Rënda, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi nxorën dje një urdhër që i ndalon mediave shqiptare që të publikojnë materiale nga dosja 399, me pretendimin se po rrezikohen hetimet.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani tregon Kushtetutën dhe se sipas saj nuk parashikohet që media të censurohet.

“Ky është neni 22 i Kushtetutës. I të njëjtës Kushtetutë që i referohet Kryeministri këto kohë, kur bie fjala për të shtyrë zgjedhjet.

Por në rastin e lirisë së shprehjes formulimi kushtetues është i rreptë, i qartë dhe i prerë.

"Media nuk mund të censurohet paraprakisht"...

Pra atë urdhrin për censurë, prokurorët bëjnë mirë ta rishohin sipas Kushtetutës së shtetit e jo të pushtetit...”, shkruan Manjani.

Vendimi është bërë publik pas deklaratave të Arta Markut dhe Donika Prelës, se po hetohen me shpejtësi dosjet 339 dhe 184 dhe pasi gazeta gjermane ‘Bild’ publikoi gjashtë audio-përgjime të dosjes që vërtetojnë edhe më shumë lidhjet e Vangjush Dakos, kryebashkiak i PS në Durrës, dhe zyrtarëve të tjerë socialistë me bandën Avdylaj.

Të fundit