Flash News

KRYESORE

Urdhri i Ramës për portalet, gazetari: Nuk kam ndërmend të regjistroj blogun tim, qeveria të bëj trasparencë për ERTV-në

Urdhri i Ramës për portalet, gazetari: Nuk kam ndërmend të

Mbrëmjen e djeshme, kryeministri Edi Rama paralajmëroi portalet të cilat ende nuk janë regjistruar se kanë afat deri ditën e hënë për ta bërë një gjë të tillë.

Gazetari Gjergj Erebara e cilëson këtë nisëm të kryeministrit si një cenim të lirisë së medias. “Çdokush ka të drejtë të hapë një blog dhe nuk besoj se do të jetë Kryeministri që do e ndalojë. Në rastin që Kryeministri do të marrë ndonjë vendim, ndonjë udhëzim që teknikisht është e mundur, atëherë do të kemi të bëjmë me një shkelje të rëndë të lirisë së shprehjes dhe do ta trajtojmë si shkelje të lirisë së shprehjes”, shpreh Erebara për ‘Ora News’.

Më tej, ai thotë se qeveria duhet të bëjë transparencë për ERTV-në për të cilën shprehet se ekzistenca e saj është shumë e çuditshme nga pikëpamja ligjore.

“Vetë ekzistenca e ERTV-së është shumë e çuditshme nga pikëpamja ligjore, a është institucion publik apo është zyrë private e Kryeministrit, sa njerëz ka të punësuar, kush ua paguan rrogat, a paguajnë sigurime shoqërore? Të gjitha këto janë pyetje që duhet të ngrihen para së gjithash për portalin e propagandës së Kryeministrit”, deklaron Erebara.

Gazetari thekson gjithashtu se “unë nuk kam ndërmend të regjistroj blogun tim në QKR sepse nuk kam të ardhura nga ai blog dhe nuk kam aktivitet biznesi”.

 

 

 

Të fundit