Flash News

KRYESORE

Urdhri i Sandër Lleshajt, emërohet kreu i ri i SHÇBA-së

Tjetër lëvizje në Policinë e Shtetit.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka firmosur emërimin e drejtuesit të ri të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) dhe për këtë pozicion është vendosur ta drejtojë Muhamet Rrumbullaku.

Njoftimi i plotë:

Emërohet drejtuesi i ri i SHÇBA-së

Zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari, gjatë një takimi paraditen e sotme me drejtuesit qendrorë të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) bëri të njohur urdhrin e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, për ndryshime në nivel drejtues në këtë strukturë.

Kështu, z. Muhamet Rrumbullaku, me një karrierë të gjatë në strukturat e Policisë së Shtetit, emërohet Drejtor i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), në Ministrinë e Brendshme.

Rrumbullaku zëvendëson në këtë detyrë znj. Anila Trimi.

Muhamet Rrumbullaku mban gradën Drejtues i Parë dhe ka një eksperiencë të gjatë në Policinë e Shtetit, ku për shumë vite ka qenë Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për Rendin dhe Sigurinë Publike 2009-2013, ndërsa më parë ka qenë Drejtor i Policisë së Tiranës dhe në disa qarqe të tjera.

Gjatë qeverisë teknike të vitit 2017 , Rrumbullaku u emërua për disa muaj, këshilltar i Ministrit të Brendshëm Dritan Demiraj.

Të fundit