Flash News

KRYESORE

"Urgjente! Distancohemi prej jush!", paralajmërojnë të rinjtë për përballjen e Ramës me studentët në 'Top Show'

Kryeminstri Edi Rama do të jetë sonte në Top Channel në emisionin ‘Top Show’ të Alban Dudushit. Sipas burimeve të Politiko.al, bashkë me të do të jetë edhe një ‘përfaqësi studentësh’ çka do t’i japë mundësi Kryeministrit ‘të futet në negociata’ me protestën.

Studentët kanë reaguar të prerë se nuk ka negociata me kryeministrin. Madje, për Politiko.al ata shprehen se kush do të shkojë në takim me kryeministrin nuk është përfaqësues i tyre.

Përgjigja e studentëve:

Përshendetje! Studentet e kanë theksuar qartë përgjatë çdo dite të protestës se negociata të çfarëdo lloji qofshin ato, nuk do të ketë!

Ky është vullneti i masës i shprehur qartësisht. Kur i kërkuam diskutim para se të miratohej 'Ligji për Arsimin e Lartë' qeveria nuk pranoi.

Pikat e kërkuara janë të qarta! Kemi informacion se Z.Rama, Kryeministër i vendit do të jetë i pranishëm në një studio televizive ( top channel- top shoë) ku përballë do të këtë studentë, te cilët do të jenë aty si individë dhe jo si grup negociator. Ne distancohemi prej tyre. Nuk ka përfaqesi, nuk ka negociata! Plotësoni kërkesat!”

Studentët më tej i kërkojnë medias që të përhapet lajmi për mosdakordësinë e tyre për pjesmarrjen në emisionin e ”Top Show”.

http://politiko.al/strategjia-e-percarjes-rama-ne-top-channel-perballe-nje-grupi-studentor-studentet-nga-protesta-nuk-na-perfaqesojne/

Të fundit