Flash News

KRYESORE

"Urime ditën e parë të shkollës", Hajdari thirrje mësuesve: Ju mund të ndryshoni Shqipërinë

"Urime ditën e parë të shkollës", Hajdari thirrje

Urimet për nxënësit e mësuesit nuk kanë munguar sot as nga Rudina Hajdari, e cila teksa ka ndarë një foto me vajzën e saj, ka theksuar rëndësinë e mësuesve.

Në postimin e saj në Facebook, Hajdari citon shprehjen e aktivistes së famshme Malala Yousafzai, e cila ka thënë se "Një libër, një laps dhe një mësues mund të ndryshojnë botën".

Më tej ajo shton se misioni i mësuesve është më i rëndësishmi për të ardhmen e vendit.

Postimi i plotë:

Urime nga zemra gjithë fëmijëve të cilët më në fund i rikthehen bankave të shkollës mbas një mungese të gjatë.

Urime sidomos atyre që ulen për herë të parë.

Malala Yousafzai, aktiviste e famshme e të drejtave të njeriut, ka thënë me të drejtë se "Një libër, një laps dhe një mësues mund të ndryshojnë botën"

Të dashur mësues, ju mund ta ndryshoni Shqipërinë, nëse përditë i edukoni fëmijët jo vetëm me dijet që përmbajnë tekstet shkollore, por edhe me dashurinë për ambjentin, për familjen, për shoqërinë, për pronën e përbashkët dhe për Shqipërinë.

Misioni juaj është më i rëndësishmi për të ardhmen e vendit.

Suksese të gjithëve dhe qoftë një vit sa më i mbarë

Të fundit