Flash News

KRYESORE

Urimi i Bashës: Sjelltë kjo ditë besim dhe shpresë dhe ua mbushtë zemrat me dritë shqiptarëve

Kryetari i PD-së Lulzim Basha për Krishtlindje ndau urimet me besimtarët e krishterë nga Kisha e Shën Palit në Durrës dhe Kishat e Shën Mhillit dhe Shna Ndout në Laç. Ai beson se kjo ditë e shenjtë, ka fuqinë e magjinë për të bashkuar shqiptarët si një familje, për t’u përballur me çdo të keqe.

“Në këtë ditë të bekuar të Krishtlindjes pata kënaqësinë të ndaja urimin me besimtarët e krishterë nga Kisha e Shën Palit në Durrës dhe Kishat e Shën Mhillit dhe Shna Ndout në Laç.

Mendimet dhe lutjet e mia janë për ata që janë më shumë në nevojë e në veçanti, për të goditurit nga tërmeti i 26 Nëntorit. Mirënjohje shërbëtorëve të Zotit që janë gjendur pranë njerëzve në nevojë që në çastet e para të fatkeqësisë që la pas tërmeti.”, u shpreh Basha, duke shtuar se ka besim se kjo ditë e shenjtë e Krishtlindjes, ka fuqinë dhe magjinë për të bashkuar shqiptarët si një familje.

“Sjelltë kjo ditë besim dhe shpresë dhe ua mbushtë zemrat me dritë të gjithë shqiptarëve. Zoti e bekoftë Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët kudo ku janë!”, ishte urimi i tij.

Të fundit