Flash News

KRYESORE

‘Urimi’ i Mustafa Nanos për dy ministrat e Ramës: Ardhtë sa më shpejt dita që s’do jenë më aty!

‘Urimi’ i Mustafa Nanos për dy ministrat e Ramës:

Pas provokimeve ndaj dy moderatoreve sportive, Ilda Bejleri dhe Bora Zemani, analisti Mustafa Nano ka kritikuar edhe sjelljen e Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati dhe Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë përmbytjeve në Shkodër.

Në emisionin e tij të përjavshëm, “Provokacija”, në fokus ishte mbajtja e çadrave të ministrave nga badigardët e tyre. Në analizën e tij, Nano theksoi se politikanëve shqiptarë u interesojnë vetëm përfitimet e pushtetit dhe e shfrytëzojnë atë maksimalisht.

 “Shikoni foton që do të shfaqet në ekranin e studios time, ku është Ditmir Bushati dhe Olta Xhaçka në Shkodër. Janë dy ministra gjatë ditëve të përmbytjeve në Shkodër. Badigardët i ndjekin si hije nga pas dhe u mbajnë çadrat që të mos lagen, por pse u mbajnë badigardët çadrat e tyre, a u janë tharë duart? Jo, Jo, janë të rinjë dhe të shëndetshëm si kokrra e mollës, por çadrat mund t’i mbanin vetë. Nuk do t’u kushtonte asgjë. Mund t’i mbanin vetë çadrat, ashtu siç i kanë mbajtur kur nuk ishin ministra. Siç do bëjnë në ditën që nuk do të jenë më ministra, që ardhtë sa më shpejt ajo ditë. Mua më duken qesharake këto pamje, pasi funksionarët shtetërore e shohin pushtetin vetëm për t'u grefosur. Mua më bëjnë vetëm për të qeshur”, tha ndër të tjera Nano gjatë monologut të tij.

Në fund, Nano tha se politikanët shqiptarë duhet të marrin shembull nga sjellja e thjeshtë e politikanëve të huaj, si Nikola Sarkozi dhe Donalt Trump.

https://www.youtube.com/watch?v=9tDNiXPNfyQ

Të fundit