Flash News

KRYESORE

Urimi ndryshe i Saimir Tahirit për 28-vjetorin e PS: Ne të tjerët edhe kemi gabuar

Urimi ndryshe i Saimir Tahirit për 28-vjetorin e PS: Ne të tjerët

Një urim ndryshe ka përcjellë ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në 28-vjetorin e Partisë Socialiste.

Duke përmendur kontributin e figurave jo të njohura për publikun e gjerë, por PS kanë një rol të veçantë, Tahiri ndër rreshta pranon se ai dhe shumë të tjera kanë bërë gabime gjatë këtij 28-vjetori.

“E njeh Noren, po ke shkelur te pakten nje here ne pragun e PS! Te pershendet e perqafon me dashuri, sic ka bere me mua cdo here, qe shume vjet me pare.

Socialiste e thjeshte nga ato qe opozite a pushtet qofshin te tjeret, nuk i ben asnje dallim.

Si Nora, eshte Tasha, Ida, Teuta, Dhurata, Haxhiu i ndjere, e shume te tjere qe kane qene e jane te zotet e shtepise ne seline e PS, ne cdo dite e date! Bashke me mijra njerez te tjere qe te PS kane pare forcen e shpirtit per te ardhmen e femijeve.

Ne te tjeret edhe kemi gabuar, keta jo! Kurre!

Gezuar per ju, e per gjithe njerezit qe duan Shqiperine!”, shkruan Tahiri në rrjetet sociale, të cilin prokuroria e ka nën hetim prej më shumë se dy vitesh për përfshirje në trafikun e drogës me grupin Habilaj.

Të fundit