Flash News

KRYESORE

“Urimi” i Rusisë për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës: Nuk keni asgjë për t’u mburrur. Jeni “gropë e zezë” nga ku njerëzit largohen

“Urimi” i Rusisë për 10 vjetorin e pavarësisë

Ministria e Jashtme e Rusisë ka bërë një reagim të mbushur me urrejtje dhe sulme kundër Republikës së Kosovës, me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë. Reagimi i Moskës nisë me “nevojën për reflektim” për pasojat që ka shkaktuar ndërhyrja e NATO-s në 1999, kundër ish-Jugosllavisë.

Në reagim thuhet se pavarësia e Kosovës është bërë në shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe se ky vend ka mbetur tashmë një “gropë e zezë”.

“Shkëputja e njëanshme që ndodhi në vitin 2008 në kundërshtim me parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare nuk arriti të zgjidhë çështjen e Kosovës dhe perspektivat e zgjidhjes së saj janë ende të zymta. Për shkak të përpjekjeve të "përfituesve" të saj, Kosova u shndërrua në një "vrimë të zezë" me një status të çuditshëm. Shpresat për një njohje të hershme unanime nga bashkësia ndërkombëtare nuk u realizuan dhe përpjekjet për ta bërë Kosovën anëtare të entiteteve shumëpalëshe çuan në një politizim të aktiviteteve të tyre, si dhe në mosmarrëveshje të brendshme. Tashmë kemi parë disa tërheqje të njohjeve të për pavarësinë e Kosovës. Deklarimi i njëanshëm i pavarësisë nuk ka arritur të zgjidhë problemet ekonomike të rajonit dhe të tërheqë investime. Si pasojë, Kosova mbetet pjesa më e varfër e rajonit nga ku njerëzit ikin. Kjo është kombinuar me krimin dhe korrupsionin e shfrenuar, përplasjen interesave klanore, problemeve të sigurisë dhe kërcënimit terrorist nga Lindja e Mesme. Një pyetje legjitime: çfarë do të festojë Prishtina? Është e qartë se ata që e organizuan dhe e realizuan projektin, nuk kanë asgjë për t'u mburrur”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

Kjo deklaratë skandaloze nga Moska vjen vetëm një ditë pas deklaratave të ambasadorit rus në Tiranë, Aleksandër Karpushin, se Rusia kërkon thellimin e bashkëpunimit me Shqipërinë dhe kërkoi prej saj një politikë shumëdimensionale. Por mesa duket, Karpushin nuk dëgjohet shumë në Kremlin.

Urimet për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Gjermania dhe Italia: Gjeni zgjidhje për marrëdhëniet me Serbinë. Mali i Zi: Jemi shembull i bashkëpunimit

“Kuiz”/ 10 vjetori i pavarësisë, a dini t’i përgjigjeni këtyre pyetjeve për Republikën e Kosovës?

Mesazhi i Madeleine Albright për Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinajn: Është koha të rinovoni angazhimin ndaj demokracisë

Të fundit