Flash News

KRYESORE

"Uroj që LSI t’a dëgjojë thirrjen e themeluesit të saj"; Gjoni ul tonet ndaj Metës, i vlerëson qëndrimin për lista të hapura

"Uroj që LSI t’a dëgjojë thirrjen e themeluesit

Deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni ka ndryshuar tonet ndaj Presidentit Meta duke vlerësuar këtë herë qëndrimin e tij, pak para nisjes së tryezës së Reformës Zgjedhore, për lista të hapura.

“Uroj me zemër që LSI t’a dëgjojë thirrjen e themeluesit të saj!”, shkruan Ralf Gjoni përmes një reagimi në rrjetet sociale.

"Me Ilir Metën kam që në verën e 2017 që nuk kam më kontakte. Por sot më takon të përshëndes qëndrimin kurajoz të Presidentit të Republikës në mbështetje të listave të hapura dhe të zgjedhjes së drejtpërdrejtë të Presidentit nga populli. Uroj me zemër që LSI t’a dëgjojë thirrjen e themeluesit të saj! #ListaTëHapura #ReformëZgjedhore #KohaPërGuxim",shkruan Gjoni.

Kujtojmë se, deputeti i opozitës së re- dalë nga listat e LSI-së- është treguar shpeshherë kritik me presidentin Meta përsa i përket rolit të tij në krizën politike, duke i vendosur atij edhe epitetin “bishë politike”.

Të fundit