Flash News

KRYESORE

Ursula Von der Leyen: Kur do mbahet konferenca e donatorëve për Shqipërinë pas tërmetit

Ursula Von der Leyen: Kur do mbahet konferenca e donatorëve për

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ka deklaruar se konferenca e donatorëve për Shqipërinë pas tërmetit do të mbahet më 17 shkurt.

“Jemi të lumtur që konferenca e donatorëve për Shqipërinë do jetë më 17 shkurt, pas tërmetit. Do përpiqemi të ndihmojmë për rindërtimin pas pasojave të tmerrshme të tërmetit”, tha Von der Leyen gjatë një konference me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković pasi ky shtet mori presidencën e radhës të BE.

Ajo foli edhe për procesin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, para samitit të Zagrebit.

“Muajt e ardhshëm janë të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor. Do të punojmë për metodologjinë për të vënë para procesin e zgjerimit.

Duhet të reflektojmë si ta përmirësojmë procesin e anëtarësimit. Do bëjmë të pamundurën për procesin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që të plotësojnë kriteret e duhura për të arritur këtë objektiv. Para samitit të Zagrebit ne do të prezantojmë metodologjinë e re. Vetë Kroacia e ka të freskët një eksperiencë të tillë, si vendi i fundit që u bë pjesë e BE.

Për kompleksitetin e metodologjisë së re do punojmë për ceshtje që janë ngritur nga KE dhe do përpiqemi të gjejmë një rrugë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që të hapin derën për negociatat. Duhet të plotësohen kriteret që janë vendosur për këto dy vende dhe jam e sigurt se do kemi sukses lidhur me këtë”, u shpreh Ursula Von der Leyen.

Të fundit