Flash News

KRYESORE

Ursula von der Leyen vjen nga Partitë Popullore (të së djathtës). Presidenti i PPE, Daul bën përshëndetjen e parë

Ursula von der Leyen vjen nga Partitë Popullore (të së

Pas miratimit nga Parlamenti Europian të Ursula von der Leyen si presidentja e parë grua e Komisionit Europian, ka ardhur edhe reagimi i Partive Popullore Europiane ku bën pjesë edhe Partia Demokratike e Shqipërisë. Presidenti i Partive Popullore Europiane, Joseph Daul ka shprehur krenarinë për presidenten e parë grua të Komisionit, që vjen nga radhët e partisë Kristian-Demokrate gjermane, anëtare e PPE.

Deklarata e Daul, sipas një njoftimi për shtyp të PPE:

"Nuk mund të isha më krenar për Presidenten e parë grua të Komisionit Europian Ursula von der Leyen për vizionin e saj të qartë dhe të guximshëm për të ardhmen e Europës.

Unë e kam njohur Ursula-n për shumë vite dhe angazhimi i saj europian, inteligjenca, ndjeshmëria dhe vendosmëria e saj për arritjet kurrë nuk pushoi së më mahnituri. Ajo kurrë nuk ka qenë në mëdyshje për të hedhur hapa të mëdhenj përpara dhe programi që ajo paraqiti sot e tregon këtë. Në fakt, është një program që me të vërtetë e karakterizon; novator, i guximshëm dhe relevant. Është një program që ka për qëllim t'u shërbejë qytetarëve tanë, të bashkojë Unionin tonë dhe të na çojë përpara."

Të fundit