Flash News

KRYESORE

Uruguaji i merr rusëve vendin e parë në grup; Egjipti i Salah surprizohet nga Arabia Saudite

Uruguaji i merr rusëve vendin e parë në grup; Egjipti i Salah

Uruguai ka marrë vendin e parë në grupin ‘A’ pas fitores 3-0 që arriti ndaj vendasve në ‘Samara Arena’. Rusia kishte zbritur në fushë me disa ndryshme në formacion, pasi trajneri kishte vendosur që të linte jashtë disa nga titullarët dhe ky vendim u ndëshkua që në minutën e 10-të kur Suarez kaloi në epërsi Uruguain.

Një autogol në minutën 23-të nga Cheryshev dhe kartoni i dytë i verdh për Smolnikov treguan që në minutën e 36-të fatin e kësaj ndeshje. Pjesa e dytë nuk solli asgjë pozitive për rusët, por u mbyll me një gol të Edison Cavanit, i cili gjeti rrjetët e portës për herë të parë në këtë Botëror.

Sa i përket ndeshjes tjetër të grupit A, ishte Arabia Saudite që surprizoi Egjiptin me një fitore 2-1, ndonëse ‘faraonët’ shënuan të parët me Salah. Al Faraj barazoi shifrat për Arabinë pak sekonda përpara mbarimit të pjesë së parë, me një penallti të realizuar me sukses. Goli i dytë për arabët erdhi sërish në fund të pjesës së dytë, me autor Al Daësari, i cili e ngjiti ekipin e tij në vendin e tretë në grup, ndërsa Egjipti e mbylli Kupën e Botës në pozicionin e fundit.

Të fundit