Flash News

KRYESORE

"USAID i dorëzoi 29 mijë teste ISHP-së", ambasada e SHBA: Qeveria amerikane ka investuar 1.5 mld dollarë për të luftuar pamdeminë

"USAID i dorëzoi 29 mijë teste ISHP-së", ambasada e

USAID/Albania ka dorëzuar 29 mijë teste pranë Institutit të Shëndetit Publik. Lajmi është bërë me dije përmes një postimi në rrjetet sociale nga ambasada amerikane.

Përfaqësues të këtij institucioni theksojnë se: “që nga shpërthimi i koronavirusit, qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka angazhuar më shumë se 1.5 miliard dollarë me qëllimin për të luftuar pandeminë.”

“USAID/Albania dorëzoi 29,000 komplete testimi në Institutin e Shëndetit Publik, si pjesë e ndihmës së Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë, në përgjigje të pandemisë së COVID-19. Që nga shpërthimi i pandemisë, qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka angazhuar më shumë se 1.5 miliard dollarë ndihmë nëpërmjet Departamentit të Shtetit dhe USAID, posaçërisht me qëllimin për të luftuar pandeminë”, thuhet në mesazhin e ambasadës.

Të fundit