Flash News

KRYESORE

Usain Bolt realizon ëndrrën, kontratë 6-mujore me skuadrën e futbollit

Usain Bolt realizon ëndrrën, kontratë 6-mujore me skuadrën e

Rekordmeni i garave të shpejtësisë, Usain Bolt, pasi mbylli karrierën si atlet vendosi t’i përkushtohej futbollit.

31-vjeçari nga Xhamajka filimisht ëndërronte të luante për skuadrën e Manchester United, pastaj me Borusian e Dortmundit, por nuk arriti të kalonte provat tek këto dy ekipe.

Megjithatë, sipas ‘The New York Times’, Bolt do të transferohet në elitën e futbollit australian, tek skuadra e Central Coast Mariners, pasi ka bindur stafin teknik.

Ai do të nënshkruajë një kontratë gjashtëmujore me një opsion rinonvimi edhe për një vit tjeter.

Më herët, drejtuesit e Central Coast Mariners shfaqën interes edhe për sulmuesin spanjoll Fernando Torres, por ai preferoi të shkonte në Japoni tek Sagan Tosu.

Të fundit