Flash News

KRYESORE

Ushqime të shëndetshme që mund t'ju dëmtojnë nëse nuk i konsumoni siç duhet

Ushqime të shëndetshme që mund t'ju dëmtojnë

Edhe ushqimet e shëndetshme mund të jenë të dëmshme kur nuk i konsumojmë siç duhet. Kërpudhat janë një ushqim që duhet të dimë ta gatuajmë. Edhe mjalti që njihet si ilaç mund të na bëjë keq nëse nuk dimë ta përdorim.

Ja si mund të shmangim gabimet duke konsumuar siç duhet disa prej tyre:

Mjalti

Mjalti përmban shumë toksina. Ngrënia e mjaltit të papasterizuar mund të jetë shumë e rrezikshme për shëndetin dhe vetëm nje lugë çaj prej tij mund të shkaktojë dhimbje koke, marrje mendsh dhe të vjella.

Mishi, pula dhe frutat e detit

Kur i piqni në temperatura shumë të larta, proteinat e pranishme tek mishi ndryshojnë dhe bëhen të rrezikshme për shëndetin. E mira është që të gatuhen në temperatura të ulëta, kështu mund të minimiziohen  ato elemente që shkaktojnë kancerin.

Patatet

Nëse patatet lihen në kushte të këqija si hapësirat me lagështirë ose nëse ruhen për shumë gjatë, ato mund të fillojnë të mbijnë. Ato përmbajnë një lloj helmi dhe vetëm një patate e pjekur mund të çojë në probleme gastrointestinale si të vjella, dhimbje barku dhe diarre.

Buka

Edhe pse buka është një ushqim që konsumohet rregullisht, disa tipe të saj më shumë dëmtojnë se sa bëjnë mirë. Buka e bardhë e paketuar përmban miell të rafinuar dhe shtojca që e bëjnë të pashëndetshme. Ngrënia e bukës së bardhë rregullisht mund të shkaktojë obezitet, sëmundje të zemrës dhe diabet. Edhe buka itnegrale mund të ketë konservantë të ndryshëm, sheqerna të shtuara dhe kripëra që i bëjnë keq organizmit.

Qumështi

Edhe pse qumështi ofron shumë benefite shëndetësore, ka shumë rreziqe ndaj të cilave duhet shumë kujdes. Pirja e qumështit në mënyrë të rregullt është e shëndetshme, por sasitë e larta të tij shkaktojnë probleme me tretjen, arteriosklerozën dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Të fundit