Flash News

KRYESORE

Ushqimet që asnjëherë nuk duhen ringrohur, mund të dëmtohet shëndeti

Ushqimet që asnjëherë nuk duhen ringrohur, mund të

Të gjithë i ringrohim ushqimet që nuk i konsumojmë në një vakt të caktuar.

Por studimet kanë treguar se ringrohja e disa ushqimeve të preferuara mund të jetë e dëmshme për shëndetin, shkruan revista class.

Më poshtë disa prej tyre:

Selino, spinaqi dhe panxhari

Nitratet e këtyre perimeve mund të kthehen në toksike pas ngrohjes, por dhe të kenë veti kancerogjene kur ngrohen për herë të dytë.

Kërpudhat

Proteinat e tyre shpërbëhen që në momentin që priten dhe kjo nuk është gjë e mirë për stomakun.

Vezët

Të rinxehësh proteinat e një veze të zier apo të fërguar mund të përbëjë rrezik helmimi dhe mund të shkaktojë rrënim në sistemin tretës.

Patatet

Për sa u përket patateve, nuk dihet nëse duhet t’i lësh në temperaturë dhome apo t’i vendosësh të ftohen në temperaturë frigoriferike. Temperaturat e ngrohta mund të nxisin rritjen e botulizmit, një bakterieje e rrallë. Botulizmi mund të zhduket me një ngrohje të shpejtë në mikrovalë, kështu që më e mira është t’i mbash të freskëta, në mënyrë që të shmangësh çdo problem që mund të lindë nga ringrohja.

Orizi

Edhe mënyra se si e ruan orizin para ngrohjes mund të ketë pasoja. Sipas “Agjencisë së Standardeve të Ushqimit”, orizi i papjekur mund të përmbajë në spore bakterie që mund të shkaktojnë helmim. Kur orizi është i gatuar, sporet mund të mbijetojnë, ndërsa nëse lihet në temperaturë dhome, sporet mund të shumohen dhe të prodhojnë një lloj helmi, i cili shkakton të vjella si dhe diarre. Ndaj dhe ringrohja e orizit nuk të shpëton nga mospërballja me këto lëndë helmuese.

Të fundit