Flash News

KRYESORE

Ushqimet që duhet të konsumojmë pas festave, për të eleminuar pasojat negative në shëndet

Ushqimet që duhet të konsumojmë pas festave, për të

Me mbarimin e festave kur dhe kemi abuzuar me ushqimin, mishin, ëmbëlsirat, por edhe me alkoolin duhet të ndalemi sado pak.

Të gjitha këto përveçse përkthehen në shtim në peshë nga ana tjetër shndërrohen në vuajte për organizmin, organet të cilit nuk ishin mësuar të përpunonin këtë sasi ushqimi të mbingarkuar me kalori.

Sipas nutricionistëve, organet që vuajnë janë mëlçia  dhe zorrët.

Nutricionistët sugjerojnë një detoks të organizmit me lëngje dhe çajëra për të nxjerre jashtë toksina të akumuluar, por dhe kujdes me ushqimin.

Duhet minimalisht për një javë që mëngjesi dhe darka të dominohen nga frutat dhe dreka nga sallatat.

Ndërkohë një detoks më të gjatë dhe më të kontrolluara duhet të bëjnë ata që vuajnë nga kolesteroli në gjak apo mëlçia.

Ky regjim ushqimor nuk është vetëm per vajzat, të cilat më shumë e bëjnë për t’u dukur bukur estetikisht, por për të gjithë në mënyrë që të mos kemi probleme me shëndetin.

Të fundit