Flash News

KRYESORE

Ushqimet që duhet të konsumoni nëse vuani nga hemorroidet

Ushqimet që duhet të konsumoni nëse vuani nga hemorroidet

Hemorroidet lidhen me zgjerimin e enëve të gjakut në pjesën e kanalit anal dhe këshilla e parë që u jepet personave që vuajnë nga ky problem është konsumimi i sa më shumë fibrave, si edhe hidratimi.

Fibrat janë një pjesë e rëndësishme e dietës së shëndetshme pasi parandalojnë hemorroidet duke shmangur kolitin. Duhet të merrni rreth 25-30 gramë fibra në ditë, që mund t’i gjeni tek ushqime si fasulet, brokoli, karota, drithërat dhe frutat e freskëta.

Thjerrëza, fasule dhe fruta të thata

Mund të merrni sasinë e rekomanduar të fibrave çdo ditë nga familja e bishtajoreve. Vetëm ½ kupë bishtajore, si fasule, thjerrëza, bizele, mbulojnë ½ e sasisë së rekomanduar çdo ditë.

Rreth 20 bajame ose fistikë përmbajnë rreth 3 gramë fibra. Mund t’i përdorni fasulet dhe frutat e thata në sallatë.

Drithëra

Në vend të bukës së bardhë dhe makaronave konsumoni ushqime të prodhuara me miell drithërash, si bollgur, elb, ose miell thekre, për të rritur sasinë e fibrave të patretshme.

Frutat dhe perimet

Molla, pjeshka, patatet, kumbullat, të gjitha këto fruta dhe perime janë të pasura në flavonoide, përbërës që parandalojnë hemorroidet.

Prodhimet bimore të shumëngjyrshme, si boronicat, manaferrat, rrushi, domatet, sallata jeshile etj, janë gjithashtu të pasura në flavonoide.

Një racion me fruta përmban rreth 3-4 gramë fibra. Nga një kupë me brokoli, kungull, sallatë jeshile, spinaq mund të merrni gjithashtu 4-5 gramë fibra.

Disa fruta dhe perime kanë përveçse fibra edhe shumë ujë. Kastraveci, selinoja, specat dhe shalqiri janë më së shumti ujë, më shumë se 90%.

Të fundit