Flash News

KRYESORE

Ushqimet që ju ndihmojnë të keni një bel perfekt

Të kesh një trup perfekt dhe me format e duhura, një nga gjërat kryesor që duhet të bëni është të ushqeheni shëndetshëm. Për femrat është shumë e rëndësishme që të kenë një bel të hollë dhe kjo përveç ushtrimeve fizike mund të arrihet dhe nëpërmjet disa ushqimeve të caktuara, të cilat janë:

Brokoli

Brokoli mund të ketë potencial për t'ju bërë të ndiheni pak të fryrë në fillim, por ky lloj ushqimi është i mbushur me fibra dhe lëndë ushqyese. Studimet tregojnë se do t'ju mbushë dhe do t'ju ndihmojë të humbni peshë.

Vezët

Vezët janë të pasura me proteina, vitamina dhe minerale, prandaj mund të konsiderohen si multivitamina natyrale. Konsumimi i vezëve, një ushqim i lartë në proteina dhe i një sërë aminoacidesh – ndikon në hormonet e oreksit dhe ngopjen, duke ndihmuar kështu në rënien në peshë.

Çaji jeshil

Vetëm me dy gota në ditë ju mund të rritni metabolizmin tuaj. Të pish çaj jeshil natyral të ndihmon të humbësh disa nga kilogramët e padëshirueshëm!

Kosi

Gjatë një eksperimenti të kryer nga Universiteti i Uashingtonit në Seattle, u matën nivelet e urisë, ngopjes dhe kalorive të marra vaktin e ardhshëm nga një grup vullnetarësh të cilët konsumuan një mesvakt me 220 kalori. Edhe pse vullnetarët që konsumuan kos në mesvakt nuk morën më pak kalori se të tjerët gjatë vaktit të ardhshëm, ata ishin më pak të uritur se dy grupet tjera.

Arrat

Përkundër asaj që njerëzit besojnë, arrat janë shumë të mira për menaxhimin e peshës pasi një ons arra përmban 2,5g omega 3 dhe 2 g fibra që ndihmojnë në ngopje. Çdo plan për mbajtjen e peshës nën kontroll duhet të përmbajë faktorin e ngopjes, kështu që arrat janë pa dyshim ushqimi i duhur.

Të fundit