Flash News

KRYESORE

Ushqimet që parandalojnë rënien e flokut i kemi të gjitha në shtëpi

Ushqimet që parandalojnë rënien e flokut i kemi të gjitha

Shëndeti i flokëve tanë lidhet ngushtësisht edhe me mënyrën se si ne ushqehemi. Për këtë arsye është e nevojshme të konsumojmë produkte të cilat përmbajnë elementët e duhur ushqimorë për rritjen e flokëve.

Disa nga ushqimet që ne i kemi në shtëpi dhe ndihmojnë parandalimin e rënies së flokut:

Veza dhe bulmeti

Është i njohur fakti se biotina ose Vitamina B7 ndikon në rritjen e flokut dhe shëndetin e tyre. Gjithashtu edhe qumështi dhe gjithë nënproduktet e tij kanë këtë vitaminë në përbërjen e tyre.

Tërshëra

Tërshëra është e pasur me fibra, zink, omega-6, si dhe ka një përmbajtje të lartë të Vitaminës B që ndihmon në rritjen e flokut.

Bajamet

Duke konsumuar rregullisht bajame ju do të keni flokë më të dendur, të shëndetshëm dhe do të rritet më shpejt.

Arrat

Fal prezencës së acideve yndyrore dhe Vitaminës B7 arra parandalon rënien e flokut dhe forcon folikulat ekzistuese të flokut.

Luleshtrydhet

Shumë pak e dinë se luleshtrydhet përmbajnë një lloj minerali që është shumë i rëndësishëm për rritjen e flokut. Gjithashtu përmban një lloj acidi që e mbrojnë flokun nga rënia dhe dobësimi i tij.

Të fundit