Flash News

KRYESORE

Ushtarakët shqiptarë që kthehen nga misionet paraqesin shenja posttraumatike; rastet kur janë përfshirë në vrasje dhe grabitje

Ushtarakët shqiptarë që kthehen nga misionet paraqesin shenja

Sipas një studimi të Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, janë të paktën 26 raste kur ushtarakë shqiptarë janë përfshirë në vrasje, grabitje apo organizata terroriste. Gjithashtu, janë vërejtur edhe raste vetëvrasjes dhe sipas këtij studimi ish-ushtarakët shqiptarë të kthyer nga misionet paraqesin shenja posttraumatike.

Redion Qirjazi, pjesë e këtij instituti, deklaron për ‘DË’: “Rreth 78% e individëve që unë intervistova, ishin dakord që anëtarët që ktheheshin nga misionet dhe sidomos ato luftarake, kishin një ndryshim të sjelljes së tyre dhe kjo ndodhte shpesh me ta. Risku në rastet e përfshirjes së ushtarakëve në aktivitete kriminale, sidomos pas daljes së tyre nga ushtria, është më i lartë se i personave të zakonshme për disa arsye bazë. Së pari, ushtarakët janë të trajnuar në përdorimin e armëve dhe kjo rrit besimin e tyre se mund të jenë të suksesshëm në kryerjen e një aktiviteti kriminal.”

Megjithatë, gjenerali Nazmi Cahani thotë se këto raste janë sporadike dhe nuk kemi të bëjmë me tendecë.

“Mendoj që armata e madhe e ushtrakëve është pjesa më e shëndoshë e shoqërisë shqiptare. Nuk do doja të mendoja që është tendecë që kushdo që përfundon shërbimin ushtarak është një kontigjent i mundshëm për t’ju bashkuar botës së krimit. Mendoj se ato janë raste sporadike që nuk tregojnë tendecë”, thotë Cahani. (DW)

Të fundit