Flash News

KRYESORE

Ushtria kolumbiane përgënjeshtron policinë shqiptare: Sinjalizimi  i kokainës u bë nga ne

Ushtria kolumbiane përgënjeshtron policinë shqiptare:

Ndonëse Policia e Shtetit dhe vetë kryeministri Edi Rama deklaruan se  613 kilogramë kokainë u kap pa asnjë sinjalizim, deklarata e armatës kolumbiane thotë tjetër gjë. Ushtria vendase kolumbiane përgënjeshtron Policinë Shqiptare teksa deklaron se droga është sinjalizuar nga Kolumbia dhe se operacioni ka qenë i përbashkët.

“Pas një operacioni të mirëkoordinuar mes Marinës Kombëtare Kolumbiane, agjencive ndërkombëtare dhe Policisë Shqiptare, 613 kilogramë kokainë u kapën në Portin e Durrësit në Shqipëri”, thotë në deklaratën e saj ushtria kolumbiane.

Më tej në deklaratë thuhet se droga e kapur ishte fshehur në dyshemenë e dyfishtë të një kontenieri të mbushur me banane dhe para se të kapej në Shqipëri, anija me sasinë e drogës ishte nisur në mes të janarit nga Kolumbia e më pas kishte ndaluar në disa porte të tjera europiane.

“Droga ishte nisur në mesin e janarit nga Kolumbia dhe i përkiste një grupi të trafikut të drogës ‘Clan del Golfo’. Clan del Golfo’ ka kontakte me disa porte në Evropë. Vlera e drogës së kapur shkon në 37 milionë dollarë. Do vijojmë operacionet e përbashkëta”, thuhet më tej në njoftimin e Armatës.

Të fundit