Flash News

KRYESORE

“Ushtria në Charles de Gaule”, ish-drejtori i Kufrit-Edi Ramës: Çfarë është ‘Vigipirate’ dhe pse nuk ka lidhje me Rinasin

“Ushtria në Charles de Gaule”, ish-drejtori i Kufrit-Edi

Ish-drejtori i Policisë së Kufirit dhe ish-drejtuesi i lartë në Policinë e Shtetit, Pëllumb Nako, kundërshton kryeministrin Edi Rama sa i përket krahasimit që bën me hyrjen e ushtrisë në aeroportin e Parisit, ‘Charles de Gaule’, dhe dërgimin e ushtrisë shqiptare në aeroportin ‘Nënë Tereza’.

Nako thekson se ushtria franceze ka hyrë në aeroportin në bazë të planit të quajtur ‘Vigipirate’, i cili presupozon nivelin me të lartë (nga 3 gjithsej) të alarmit ndaj atentateve terroriste. Ky plan shoqërohet me 300 masa në 13 fusha dhe angazhon të gjitha strukturat shtetërore, si dhe qytetarët.

Ndërkohë, edhe në reagimin e fundit që bën në ‘Instagram’, Rama jo vetëm që refuzon ta konsiderojë ‘akt terrori’ grabitjen e 10 milionë eurove brenda pistës së avionëve në Rinas, por edhe qëllimin e përfshirjes së ushtrive të huaja në aeroport për të shmangur sulmet terroriste mundohet ta deformojë kur thotë: “Forcat ushtarake në aeroportet e Parisit, Venecias, Frankfurtit dhe Amsterdamit, janë vendosur ashtu si në plot vende të tjera të Europës dhe botës demokratike, si reagim ndaj akteve cënuese për sigurinë e infrastrukturave aeroportuale dhe qytetarëve që i përdorin ato.”

Për këtë arsye, Pëllumb Nako thekson se rasti francez i ‘Vigipirate’ është larg asaj që ndodh në Rinas.

Reagimi i plotë i Pëllumb Nakos:

Lufta e fotografive për ushtrinë në Rinas

Për të justifikuar apo kundërshtuar vendosjen e ushtrisë në mbrojtje të aeroportit të Rinasit ka ‘plasur’ një luftë fotosh ku ushtria paraqitet duke mbrojtur disa aeroporte nëpër vende të ndryshme Europiane, ndërmjet tyre edhe aeroporti ‘Charles de Gaule’ në Paris, Francë.

Të paktën në këtë aeroport, pjesa e ushtrisë që përdoret është e trajnuar posaçërisht për misionin që kryen.

Pra jo çdo njësi ushtarake.

Dhe në këtë rast nuk kemi të bëjmë me xhandarmërinë.

Por ajo që vlen, është fakti se kush është baza ligjore dhe motivet për të cilën përdoret kjo forcë.

Ajo përdoret mbi bazën e një plani të quajtur ‘Vigipirate’ të hartuar nën kryesinë e Kryeministrit i cili presupozon nivelin me të lartë (nga 3 gjithsej) të alarmit ndaj atentateve terroriste.

Plani shoqërohet me 300 masa në 13 fusha.

Por për çfarë motivi? Ja motivi i përkthyer fjalë për fjalë: ‘Nën varësinë e Kryeministrit, plani ‘Vigipirate’ është përqendrimi në nivel qëndror i të gjitha mjeteve (burimeve) franceze të luftës kundër terrorizmit, në atë masë sa që kërkohet bashkëngjitja në të i të gjithë aktorëve kombëtarë – Shteti, pushteti lokal në territor, operatorët publikë dhe privatë si dhe qytetarët- në një përpjekje për më shumë vigjelencë, parandalim dhe mbrojtje.’

Pra jemi larg asaj që ndodhi në Rinas.

Të fundit