Flash News

KRYESORE

Ushtria serbe në Makoc të Prishtinës? Policia e Kosovës sqaron situatën

Ushtria serbe në Makoc të Prishtinës? Policia e Kosovës

Një shkrim i gjeografit dhe anëtarit të Komisionit Shtetëror Florim Isufi se në rrugën Prishtinë-Prapashticë dhe Prishtinë Mramur në fshatin Makoc kishte policë serbë, bëri xhiron e mediave duke përapur dhe frikë.

Në statusin  e tij në Facebook, Isufi shkruante se afër forcave policore serbe kanë qenë edhe forcat e policisë së Kosovës.

Postimi i Isufit:

Të nderuar miq

Po sa kalova në rrugën nga fshati Prapashticë për në Prishtinë. Në udhëkryqin e rrugës Prishtinë-Prapashticë dhe Prishtinë Mramur në fshatin Makoc hasa në një autobusë të parkuar jashtë rrugës. Në një kioskë pran rrugës ishte i vendosur flamuri i shtetit të Serbisë, ndërsa ajo çka ishte shqetësuese dhe tepër e pa shpjegueshme ishte prezenca e policisë së shtetit të Serbisë me uniforma dhe me pushkë automatike në duar. Në dy anët e rrugës në një distance prej disa dhjetëra metrave ishte edhe policia e Kosovës. Shtrohet pyetja çka kërkonin policia e Serbisë e uniformuar me flamur dhe kallashnikov në fshatin Makoc. Kjo është pyetja e vetme pas luftës së vitit 1999 që unë nuk munda ti jep përgjigje. Tepër shqetësuese.

Mirëpo Koha.net ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Daut Hoxhën, dhe e ka pyetur në lidhje me shkrimin e Isufit. Përgjigja ka qenë se atje po xhirohet një film i Kosovës dhe se “policët serbë” janë aktorët që marrin pjesë në xhirim dhe se për këtë kanë marrë leje përkatëse nga autoritetet.

Të fundit