Flash News

KRYESORE

“Ushtria serbe të vihet në gjendje gatishmërie për luftë”, thirrja e Vuçiç pas lëvizjes së Njësisë Speciale të Kosovës

“Ushtria serbe të vihet në gjendje gatishmërie për

Pas lëvizjes së Njësisë Speciale të Kosovës në pjesën veriore të Kosovës, ka reaguar presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Vuçiq ka dhënë urdhër që ushtria e Serbisë të vihet në gjendje gatishmërie për luftë, shkruajnë mediat serbe, transmeton Express.

Express raportoi se Njësitet Policore ROSU gjenden në Ujman, pikërisht në kohën kur në Prishtinë po fillonte protesta e organizuar nga Vetëvendosje kundër Presidentit Thaçi.

Pas raportimit se ROSU-ja ka rrethuar Ujmanin, ndonëse nuk kishte asnjë shenjë destabilizuese, media të afërta me Presidentin njoftuan se Thaçi ndodhet në Veri.

Nërsa protesta e VV’së, me slloganin “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, filloi në oran 14:00. Protestën e Vetëvendosjes e përkrahin edhe deputetë të LDK’së, Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli dhe deputeti i pavarur Korab Sejdiu.

 

Të fundit