Flash News

KRYESORE

Ushtria zbret në rrugët e Tiranës: Paralajmëron qytetarët për zbatimin e rregullave

Ushtria zbret në rrugët e Tiranës: Paralajmëron

Duket se kompetencat për të ndëshkuar qytetarët, që nuk zbatojnë fashat orare të vendosura nga qeveria, nuk do t`i ketë vetëm Policia e Shtetit. Me anë të një njoftimi, shoqëruar me disa pamje, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se Forcat e Armatosura kanë zbritur në lagjet e Tiranës “për të monitoruar në bashkëpunim me Policinë e Shtetit respektimin e rregullave të situatës COVID-19 nga qytetarët”.

Më tej, në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se “për çdo qytetar që do të konstatohet se nuk respekton oraret dhe rregullat e vendosura tashmë të bëra publike do të veprohet përmes masave administrative përkatese të publikuara ditët e fundit”, duke lënë të kuptohet se këtë kompetencë do ta zbatojë edhe Ushtria. Ndërkohë mjetet e ushtrisë patrullojnë në çdo rrugë duke mos u stacionuar në një pikë të vetme.

Të fundit