Flash News

KRYESORE

Ushtrimet fizike lehtësojnë migrenën, pa pasur nevojë për ilaçe

Ushtrimet fizike lehtësojnë migrenën, pa pasur nevojë

Sëmundja e migrenës prek gjysmën e kokës dhe shkakton dhimbje njësoj siç pulson zemra.

Simptomat e kësaj sëmundje përfshijnë të përzierat, ndjeshmërinë e madhe në dritë dhe tinguj.

Hulumtuesit nga Akademia Sahlgrenska në Suedi kanë analizuar se sa mirë funksionojnë ushtrimet në lehtësimin e migrenës, në krahasim me ushtrimet e relaksimit ose ilaçet.

Hulumtimi ka përfshirë 91 pacientë që vuajnë nga migrena dhe një e treta e tyre ka bërë ushtrime 40 minuta nga tri herë në javë nën mbikëqyrje, një e treta tjetër ka bërë ushtrimet e relaksimit, ndërsa pjesa tjetër ka marrë ilaçe.

Studimi ka zgjatur tre muaj, dhë në këtë periudhë kohore është matur gjendja e migrenës te pacientët, kualiteti i jetës, kapaciteti aerob dhe niveli i aktiviteteve fizike, gjatë dhe pas trajtimit.

Rezultatet kanë treguar se si migrena ka rënë tek të tri grupet dhe nuk ka pasur asnjë dallim në efektet e tre trajtimeve.

Të fundit