Flash News

KRYESORE

Ushtronin aktivitetin e basteve sportive, procedohen 6 persona në Tiranë

Ushtronin aktivitetin e basteve sportive, procedohen 6 persona në

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht në gjendje të lirë 6 persona, pasi vijonin aktivitetin e basteve sportive online.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 6, proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

– I. M., 41 vjeç dhe S. Ç., 65 vjeç, pasi në rrugën “Foto Xhavella”, në një lokal, ushtronin aktivitet të basteve sportive. Në cilësinë e provës materiale u bllokua një laptop.

– B. N., 36 vjeç dhe M. M., 25 vjeç, pasi rrugën “Foto Xhavella” në një lokal ushtronin aktivitet të basteve sportive. Në cilësinë e provës materiale u bllokua një laptop.

– L. Q., 38 vjeç dhe H. M., 57 vjeç, pasi në rrugën “Sokrat Miho”, në një lokal ushtronin aktivitet të basteve sportive. Në cilësinë e provës materiale u bllokua një laptop.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun Tiranë deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor.

Të fundit