Flash News

KRYESORE

‘Vafsh në djall profesori im’, artisti me famë botërore që i doli Ramës kundër për teatrin: Nuk e pata të lehtë t’i shkruaj publikisht

‘Vafsh në djall profesori im’, artisti me famë

Adrian Paci, ish student dhe mik i kryeministrit Edi Rama ka komentuar shkurtimisht marrëdhënien e tij personale me shefin e qeverisë.

Sipas artistit të njohur shqiptar, miqësia e tij ka qenë me Ramën si njeri, jo me Ramën si pushtetar. Në A-Show, ai tregon se nuk e ka pasur të lehtë t’i nisë një letër publike kryeministrit, ku e ‘çoi’ prapa djallit për vendimin e shembjes së teatrit.

Krasta: Keni qenë mik i ngushtë i kryeministrit, marrëdhënie e veçantë me dritë-hije, me elementë shumë interesante, keni bërë një gjest që pak njerëz e kanë bërë, të ndahesh me pushtetarin që ai përfaqëson...

Paci: Nuk është e lehtë për mua të shkruaja atë letër dhe ta bëja publike. Kam pasur një marrëdhënie miqësie me Edi Ramën. Por me kryeministrin e Shqipërisë unë nuk ha dreka dhe darka. As me kryetarin e bashkisë. Kam një afiksion personal që herë pas here është fresku, por jo me Edi Ramës sot kur ai u bë i pushtetshëm", tha Paci.

Krasta: E njihni mirë artistin Rama edhe kryeministrin Rama, si do të jetë sjellja e tij e mëtejshme. Çfarë prisni?

Paci: Unë kam besim tek fjala si një element transformues. Nuk besoj se fjala ime mund të ndryshojë personin që i adresohem. Ja njoh edhe cilësitë atij njeriu, përveç lëkurës së  pushtetarit që unë i kam dalë kundër".

Pak ditë më parë, në një letër publike nën titullin "Vafsh në djall ish-profesori im", Paci i dilte kundër kryeministrit Rama sa i përket çështjes së Teatrit Kombëtar.

Artisti me famë botërore-Ramës: Vafsh në djall profesori im, nga sot ke një kundërshtar me shumë!

Të fundit