All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Vajza deputete do linte mandatin për studentët, nëna gjyqtare u njeh dënimin për goditjen ndaj Ramës

Vajza deputete do linte mandatin për studentët, nëna gjyqtare u
All - Paragraf - 1

Gjykata e Apelit nuk ka pranuar kërkesën e tetë studentëve për të rrëzuar vendimin e Gjykatës së Tiranës që i dënon ata me 60 orë punë në komunitet për shkak se kanë goditur me vezë kryeministrin Edi Rama.

All - Paragraf - 3

Trupi gjykues me në krye Fatmira Hajdarin ka hedhur poshtë kërkesën e studentëve pasi ankimimi nuk është bërë në mënyrën e duhur.

Lëvizja Për Universitetin ka reaguar për këtë vendim: “Në qasjen tonë, trupa gjykuese ka dashur të lajë duart me çështjen. Në njërën anë, nuk ka dashur t’i prishë punët me kryeministrin Rama, kurse në anën tjetër nuk ka dashur të mbajë njollën e turpit të dënimit të studentëve protestues.”

Zonja Hajdari nuk e ka kaluar ende procesin e vetting-ut, ndërkohë që në rrjetet sociale ka patur reagime edhe për shkak të një deklarate të bërë nga vajza e saj, Rudina Hajdari, gjatë protestave të dhjetorit.

Deputetja Hajdari u shpreh e gatshme të dorëhiqej nga mandati për t’ju bashkuar studentëve protestues, por ky vendim nuk u mor për shkak të kundërshtisë së të rinjve që politika të mos përfshihej në lëvizjen e tyre.

Sot Hajdari vijon të jetë deputete edhe pse Partia Demokratike ka dalë nga Parlamenti, ndërkohë që vëllai i saj, Kiri Hajdari, i ka dhënë mbështetje kryeopozitarit Lulzim Basha.

Incidenti me Ramën

Ngjarja ka ndodhur në 2 nëntor 2015, ku studentët kanë goditur me vezë në drejtim të makinës së kryeministrit Rama, në momentin kur ai po dilte nga ambientet e Fakultetit të Shkencave Sociale në Tiranë.

Pas ngjarjes, 8 studentët u shoqëruan në polici dhe u lanë të lirë disa orë më pas, por nga studentët pati pretendime për përdorim dhune ndaj tyre nga punonjësit e Gardës së Republikës.

Studentët që u ndoqën penalisht në gjendje të lirë për kundërshtim të forcave të rendit janë: Anita Lushi, Bora Mema, Klodi I. Hoxha, Viktor Cipi, Liri Kuçi, Durim Jasharaj, Dardan Konjufca dhe Valton Marku.

Të fundit