Flash News

KRYESORE

Vajza e Elvis Presley harxhon pasurinë që i la i ati, akuzon menaxherin për paratë e shpenzuara

Lisa Marie Presley, vajza e vetme e këngëtarit legjendar Elvis Presley ka thënë se po përballet me vështirësi financiare dhe ka ngritur një padi për pasurinë 100 milionë dollarësh duke e akuzuar ish-menaxherin për neglizhencë të vëmendjes ndaj parave të saj.

Ish-menaxheri i është kthyer padisë së 50-vjeçares duke e akuzuar për jetesën luksoze si dhe për faturat e papaguara, vlera e të cilave arrin në 800 mijë dollarë.

Sipas Gjykatës, Presley ka mbetur me një pasuri vetëm prej 16 milionë dollarësh.

Ajo ka qenë e martuar 4 herë dhe ishte vetëm 9 vjeç kur këngëtari Elvis vdiq në vitin 1977 duke i lënë asaj të gjithë pasurinë.

Të fundit