Flash News

KRYESORE

Vajza e Hajrie Rondos rrëfen çastet e fundit me të ëmën: Ç’ më tha para se të ikte

Rreth një vit më parë u nda nga jeta aktorja shqiptare Hajrie Rondo, pas betejës me sëmundjen e saj të rëndë.

Vajza e saj gjatë, Klea Konomi  gjatë një interviste ka treguar momentet e fundit të nënës së saj.

“Ditët e fundit mundoheshim t’i jepnim shpresë dhe forcë duke i thënë që do bëhej mirë, që ka raste të tjera që janë shëruar, por ajo nuk e besonte. 20 ditët e fundit nuk mundesha të ndodhesha pranë saj dhe kur më fliste në telefon e kuptoja që ajo e ndjente se për të nuk kishte më jetë. Pastaj u dorëzua, 3 ditët e fundit çuditërisht gjeti kurajo, mori vendimet e fundit të jetës pa iu dridhur qerpiku”, tregoi vajza e Hajries gjatë intervistës në emisonin “Pasdite në Top Channel”.

Klea ka treguar edhe se sa të vështirë e ka pasur për t’ia treguar fëmijëve të saj. Ajo thotë se qan fshehurazi tyre, sepse nuk do që t’i mërzitë.

“Djali është i vogël, 3 vjeç kur shkuam në shtëpinë e prindërve që nga vera e vjetshme kur unë i shërbeva, e kërkoi të kolltuku i saj: Më thoshte: Ku, ku?. Kurse vajza është më e rritur. Ajo është 12-të. Ia fshehëm si fillim. Por në shkollë i treguan. Nuk më thoshte gjë, por pas disaditësh e mërzitur më tha: Po nëna nuk është më? M`u desh pastaj t`ia shpjegoja sa më lehtë”,- ka treguar Klea.

 

Të fundit