Flash News

KRYESORE

Vajza e Jolie-Pitt zyrtarisht djalë. Fillon trajtim hormonal për të ndaluar zhvillimin femëror

Megjithëse ka gëzuar tiparet më të bukura të prindërve të saj, vogëlushja Shiloh ndihet djalë. Ajo ka dëshiruar gjithnjë që ti thërrasin John dhe ka kërkuar t`i presë flokët shkurt dhe të mos veshë rroba femërore. Sipas agjencisë “AFP”, çifti ka rënë dakort për t’i plotësuar vajzës së tyre dëshirën më të madhe: të nisë një trajtim hormonal për të ndaluar zhvillimin e mëtejshëm si grua.

Në një intervistë në 2010-n, Angelina tha se “asaj i pëlqen të vishet si burrat, do të jetë si vëllezërit e saj”. Brad, nga ana tjetër, ka thënë se gjithmonë e thërristë “Shi” dhe ajo e ndërpriste përherë dhe i kërkontë ta thërriste John.

Çifti ka qenë shumë mbështetës rreth seksualitetit të vajzës së tyre. Janë përpjekur gjithmonë ta bëjnë të ndihet mirë, pavarësisht mënyrës si duket.

Angelina ka komentuar se: “Është një fëmijë shumë i vendosur që më thotë gjithmonë çdo të veshë dhe unë e lë të lirë të eksperimentojë. Ka njerëz që mendojën se fëmijët duhet të duken në një mënyrë të caktuar, por jo unë. Unë mendoj se fëmijët duhet të kenë mundësi të veshin ç’të duan dhe të shprehim veten e tyre”.

Të fundit