Flash News

KRYESORE

Vajza e Ndrenikës “shpërthen” për shembjen e Teatrit: Një bandë e fiksuar pas truallit të qendrës së Tiranës vjedh e shkatërron pa asnjë princip

Vajza e aktorit Robert Ndrenika, Diana Ndrenika, reagon ashpër për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Për Diana Ndrenikën është i dhimbshëm fakti se për shkatërrimin e godinës në diktaturën totalitare komuniste u jepej përparësi artit, teatrit e kinematografisë, ndërsa tani në demokracinë e pretenduar merr përparësi biznesi i ndërtimit, që në mënyrë makuteske drejton qytetin e vendin.

Bashkinë e Tiranës ajo e quan si “një bandë të fiksuar pas truallit të qendrës së Tiranës  që vjedh e shkatërron pa asnjë princip”.

"Ajo çka e bën më të dhimbshme shkaterrimin e TK eshte fakti se ne diktaturen totalitare komuniste u jepej përparësi artit, teatrit, kinematografise etj. Ishte pikerisht atehere qe Teatri Kombetar mori zhvillim duke arritur kulme cilesore. Sot ne demokracine e pretenduar (që aq shume kishim ëndërruar) ose diktaturen hibride ku po jetojmë merr perparesi biznesi i ndertimit që në menyre makuteske (with unlimitedet greed) drejton qytetin e vendin në menyre te drejperdrejte. Oligarki financiare pa perfaqesim. Nje bande qe e obsesuar pas truallit te qendres se Tiranës vjedh e shkaterron pa asnje princip", shkruan Diana Ndrenika.

Të fundit