All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Vajzat argjentinase nuk duan kupën por Rúrik Gíslason, i bëjnë thirrje Messit për lojtarin më të bukur të Botërorit

All - Paragraf - 1

Ka vetëm  një javë që ka nisur Botëror Rusi 2018, dhe tashmë është ‘shpallur’ dhe fituesi i ‘të bukurve’ të këtij kampionati. Ai është Rurik Gislason, islandez, 30 vjeç, me sy të kaltër, flokë të gjatë biond.

All - Paragraf - 3

Rurik ka luajtur ndeshjen e tij të parë të Kupës së Botës, të shtunën kundër Argjentinës, ndeshje që u mbyll me rezultatin 1:1.  Femrat në të gjithë botën janë ‘dashuruar’ me islandezin, i cili jo shumë për aftësitë futbollistike, ka rënë në sy për pamjen jashtëzakonisht të bukur që ka.

30-vjeçari islandez luan si një mesfushor për ekipin gjerman ‘SV Sandhausen’, dhe gjithashtu punon si një model për markën islandeze të veshjeve “66 °North”. Mediat argjentinase e kanë krahasuar atë me Brad Pitt e disa të tjerë me ‘Beckham’.

Përpara se Rurik të zbriste në fushë, kishte vetëm 30 mijë fansa në Instagram. Ai luajti vetëm 30 minuta pasi hyri si zëvendësim në minutën e 63-të dhe vetëm për aq minuta sa luajti, ndjekësit e tij u rritën në një mënyrë të pabesueshme. Në fund të ndeshjes, pra brenda 30 minutash ai fitoi 100 mijë ndjekës të rinj dhe tani ai numëron plot 643 mijë ndjekës në Instagram.

Femrat argjentinase janë ato që kanë shprehur më së shumti dashurinë dhe pëlqimin për lojtarin islandez, ku komente të tilla si: “Messi, nëse nuk sjell dot kupën në shtëpi, të paktën na sill Rurik Gislason”.

 

 

Të fundit