Flash News

KRYESORE

Vajzat kuqezi triumfojnë në “Europa League”, fitojnë ndeshjen ndaj Gjeorgjisë

Vajzat kuqezi triumfojnë në “Europa League”, fitojnë

Kombëtarja shqiptare e volejbollit për femra ka arritur të trumfojë në të trija setet në ndeshjen e “Europa League” kundër Gjeorgjisë.

Takimi i zhvilluar pasditën e sotme në Tbilisi përfundoi me rezultatin 3-0 në favor të vajzave kuqezi.

Pas disa barazimeve në pikët e para rezultati u thellua në 25-16.

Ndërkohë në setin e dytë, loja e mirë kolektive bëri diferencën duke e çuar rezulatatin në 25-18 dhe në setin e tretë 25-22.

Sfida e radhës do të zhvillohet në Tiranë, më 23 maj ndaj Austrisë.

Të fundit