Flash News

KRYESORE

Vajzës së presidentit i hapin profil të rremë në ‘Facebook’, reagon Monika Kryemadhi: Prokuroria të nisë hetimet; nuk do kalojë lehtë ky akt pervers

Emri i Era Metës, vajzës së presidentit Ilir Meta, po keqpërdoret në rrjetet sociale nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja është bërë e njohur nga mamaja e Erës, deputetja Monika Kryemadhi, e cila thotë se profili i rremë në ‘Facebook’ po keqpërdoret nga persona të paguar, ndërsa kërkon nisjen e hetimeve nga drejtoria e Krimit Kibernetik në Ministrinë e Brendshme dhe nga Prokuroria.

“Ky është një profil fals në emër të Erës, vajzës time dhe që sot po keqpërdoret në Facebook nga persona të paguar. I bëj thirrje drejtorisë së krimit kibernetik në Ministrinë e Brendshme dhe prokurorisë të nisë hetimet për këtë rast flagrant abuzimi për një të mitur”, shkruan Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së paralajmëron ata që qëndrojnë pas këtij profili se nuk do e kalojnë lehtë aktin pervers dhe të sponsorizuar.

“Në të njejtën kohë paralajmeroj ata që keqpërdorin fëmijët e mi se nuk do e kalojnë lehtë këtë akt pervers, të frymezuar dhe sponsorizuar nga ata që kurrë nuk kanë respektuar familjet e aq më pak fëmijët e tyre. Ju lutem bëjëni report këtë profil! https://www.facebook.com/100025421886573“, shprehet deputetja.

Të fundit