Flash News

KRYESORE

Vakancat në Gjykatën Kushtetuese, Hajdari propozon shtyrje të seancës: Të shmangim konfliktin me dialog

Vakancat në Gjykatën Kushtetuese, Hajdari propozon shtyrje të

Në seancën e sotme parlamentare, deputetja e opozitës së re Rudina Hajdari propozoi ndërprerje të seancës parlamentare. Ajo i kërkoi presidentit Meta dhe palëve që të ulen në dialog për të gjetur një zgjidhje të përbashkët për emërimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

“Të mos çojmë përzgjedhjen e kandidatëve për gjykatën drejt bllokimit. Në këtë mes të gjitha palët kanë faj. Gjetja e një zgjidhje për kandidaturat do ishte zgjidhja më e duhur për vendin tonë. Presidenti duhet të tregonte vullnetin e plotë se po procedon jo sipas mënyrës së duhur. Presidenti dhe palët të gjejnë gjuhën e përbashkët. Nëse ka ndonjë kandidaturë të fshehtë, presidenti të dalë dhe ta thotë.  Pas kësaj seance do të përcaktohet edhe mënyra se si do të ngrihet Kushtetuesja”-tha Hajdari.

Të fundit