Flash News

KRYESORE

Vakancat në KQZ, dy emrat e propozuar nga PS

Vakancat në KQZ, dy emrat e propozuar nga PS

Partia Socialiste ka dorëzuar në Kuvend dy emrat e saj për anëtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Mësohet se socialistët kanë propozuar rikonfirmimin në detyrë të anëtarit Bledar Skënderi ndërsa emri i dytë i propozuar është ai i Rezarta Bitrit. Kjo fundit është ish këshilltare ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë Partia Demokratike dhe lëvizja Socialiste për Integrim nuk kanë depozituar ende asnjë emër në Kuvend.

Të fundit