Flash News

KRYESORE

Vakancat nga opozita, KQZ: Kandidatët 10 ditë kohë për dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit

Vakancat nga opozita, KQZ: Kandidatët 10 ditë kohë për

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar në një deklaratë për mediat se ka nisur procedurat për plotësimin e vakancave të krijuara në Kuvend, pas vendimit për ‘djegien’ e mandateve nga opozita e bashkuar.

Zëdhënësja e KQZ konfirmon vijimin e procedurave për plotësimin e vakancave nga 57 deputetë të dorëhequr, duke u bërë thirrje kandidatëve në listat e zgjedhësve për dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit.

“Duke marrë shkas nga sensitiviteti i treguar nga media dhe opinioni publik lidhur me çeshtjen e zëvëndësimit të vakancave të krijuara në Kuvendin e Shqipërisë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju bën me dije se, në KQZ mbërritur kërkesa e Kuvendit të Shqipërisë për plotësimin e vendeve vakante për 57 deputetë të dorëhequr. KQZ konfirmon vijimin e procedurave të mëtejshme në zbatim të nenit 164 të Kodit Zgjedhor.

Ligji i kërkon KQZ-së që të kontaktojë kandidatët e listave respektive sipas radhës dhe t’u kërkojë atyre plotësimin e formularit të vetëdeklarimit pa të cilin nuk mund të marrin vertëtimin e zgjedhjes. Kandidatët e listës shumemërore kanë afat 10 ditë për dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit.

Pas verifikimit dhe shqyrtimit nga Administrata e KQZ-së zëvëndësimet e vakancave të krijuara, do të kalojnë në mbledhjet publike të KQZ-së”, u shpreh zëdhënësja e KQZ.

Të fundit