Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Vakancat te ‘Kushtetuesja’, KED lejon kandidimin e Altin Binajt, dy të tjerët ‘ngelin në klasë’
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka lejuar vetëm Altin Binajn për të vijuar më tej me procedurat e kandidimit, për vakancën e shpallur nga presidenti Ilir Meta sa i përket ngritjes së Gjykatës Kushtetuese.
Në mbledhjen e sotme, KED njofton se nga katër kandidaturat, vetëm Binaj u konfirmua kurse Artan Spahiut dhe Dedë Kasnecit iu ndalua kandidimi. Ndërkohë, Gentian Mete u tërhoq nga gara.
“Pas shqyrtimit të akteve dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, për secilin kandidat të përcaktuar në rendin e ditës, pasi dëgjoi mendimin e Avokatit të Popullit lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave, KED vendosi:
- Lejimin e kandidimit të kandidatit për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese:
1.Altin Binaj, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.
- Ndalimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese si më poshtë:
- Artan Spahiu, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.
2.Dedë Kasneci , për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.
- Përfundimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes për shkak të tërheqjes së tij nga kandidimi, të kandidatit;
1.Gentian Mete , për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.
Sipas KE, kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji. Kandidatët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë së 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi gjithashtu për të njoftuar organet e emërtesës, Presidenti i Republikës dhe Kuvendi i Shqipërisë, për rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese. Behet fjalë për vakancën e parakohshme, te rishshpallur nga Presidenti i Republikës në datë 27.09.2019 dhe vakancën e parakohshme të rishpallur nga Kuvendi i Republikës në datë 21.08.2019”, thuhet në njoftimin e KED.
Altin Binaj ka kaluar Vettingun dhe ka qenë më parë prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme dhe drejtues i Prokurorisë së Apelit Vlorë.
Aktualisht, në përbërje të Gjykatës Kushtetuese është Vitore Tusha, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji dhe Elsa Toska.
https://politiko.al/meta-te-merren-masa-emergjente-per-te-bere-funksionale-gjykaten-kushtetuese-dhe-gjykaten-e-larte/