Flash News

KRYESORE

"Vaksinimi antigrip falas u propozua nga Basha që në korrik", PD: Strategjia e qeverisë është e vonuar dhe gjysmake

Partia Demokratike ka reaguar pas propozimit të strategjisë për përballimin e pandemisë në vjeshtë dhe dimër nga Ministria e Shëndetësisë ditën e djeshme. Përmes një deklarate për mediat, Zyra e Shtypit të PD sqaron se ky propozim, për vaksinimin falas të qytetarëve ndaj gripit, është një propozim i bërë nga kryedemokrati Basha që në datën 26 korrik.

Sipas selisë blu, vendimi i marrë nga Ministria e Shëndetësisë ditën e djeshme është një hap i vonuar dhe i pa plotë, dhe se ekspertët pranë PD këshillojnë “rritjen testimeve dhe gjurmimin e mëtejshëm të rasteve” si një pjesë të rëndësishme të strategjisë anti-Covid.

Deklarata e plotë e PD:

Strategjia për përballimin e pandemisë në vjeshtë dhe dimer, e prezantuar dje nga Ministrja e Shëndetësisë, është një hap i vonuar dhe jo i plotë.

Ekspertë nga opozita sjellin në vëmendje se pikat kryesore të planit rë qeverisë janë kërkuar nga kreu i opozitës, Lulzim Basha që në 26 Korrik. 3 javë më parë, Basha kërkoi vaksinimin falas.

“Qeveria duhet të marrë urgjentisht masat dhe të sigurojë vaksinën e gripit falas për të gjithë popullsinë në vjeshtë. Kjo do të mbronte shqiptarët nga influenca e stinës dhe komplikacionet e saj, dhe do të ndihmonte sistemin tonë shëndetësor për ta patur atë të gjithin në dispozicion dhe të përgatitur për ta përballuar pandeminë COVID-19”, shkruhej në një postim të Bashës në 26 Korrik.

Qeveria akoma nuk e ka përmbushur plotësisht këtë pikë, por dekalroi dje se po shikonte mundësinë e rritjes së numrit të atyre që e përfitojnë falas. Gjithashtu, ekspertët e opozitës, konsiderojnë se një pjesë e rëndësishme e strategjisë anticovid duhet të jetë rritja testimeve dhe gjurmimi i rasteve. Qeveria ka berë të ditur se do të dyfishojë kapacitetet në shtator, por nga pikëpamja e opozitës, edhe ky është një hap gjysmak dhe i vonuar, që ka çuar në përhapjen me shpejtësi të virusit dhe të rritjes së numrit të vdekjeve. Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka deklaruar muaj më parë, që plani për rihapjen dhe daljen nga karantina duhet të  sigurojë bërjen e të paktën 2 mijë testimeve në ditë. Aktualisht, numri i testimeve është 400-500 në ditë, shumë larg nga kërkesa e opozitës për testimin, gjurmimin dhe kurimin në kohë të sëmundjes së rrezikshme.

Të fundit