Flash News

KRYESORE

Vakti i mëngjesit ndikon te kilogramët e tepërt, zgjidhni me kujdes ushqimet që konsumoni

Vakti i mëngjesit ndikon te kilogramët e tepërt, zgjidhni me

Vakti i mëngjesit është shumë i rëndësishëm sepse me të fillojmë ditën.

Përzgjedhja e ushqimeve është shumë e rëndësishme. Ndodh që mëngjesi që ju konsumoni të jetë i gabuar. Agroweb jep disa këshilla për një mëngjes ideal.

Mos zgjidhni drithëra industriale, të cilat kanë sheqerna të shtuara apo edhe ngjyrues. Një mëngjesi i tillë nuk është aspak i shëndetshëm. Shumë njerëz konsumojnë më shumë karbohidrate, duke menduar se u japin më shumë energji gjatë ditës. Kështu ata konsumojnë shumë bukë dhe brumëra dhe harrojnë ushqimet e tjera.

Duhet të dini se proteinat janë ato që duhet të konsumoni më shumë në mëngjes. Ushqimet me proteina janë vezët, kosi, produktet e bulmetit dhe peshku, po ashtu edhe gjiza. Proteina gjendet edhe në produkte me bazë bimore si arrorët, farat dhe bishtajoret. Duke konsumuar më shumë proteina, pesha qëndron në nivelet e duhura, duke ndikuar në humbjen e kilogramëve të tepërt./agroweb

Të fundit