Flash News

KRYESORE

Valbona Selimllari rrëfen si tentuan ta përdhunojnë në ’97-ën: Më çoi te cepi i pallatit, kur më qëlloi mu errën sytë

Valbona Selimllari rrëfen si tentuan ta përdhunojnë në

Valbona Selimllari, ikona e bukurisë shqiptare ka rrëfyer për herë të parë një histori jo shumë të këndshme nga përvoja e saj në vitet 1994-97.

E ftuar në ‘Xing me Ermalin’, Valbona tregoi se si ishte tentuar të përdhunohej nga dy djem, por fatmirësisht, nga aftësitë e saj si gjimnaste ka mundur jo vetëm t’i shpëtojë përdhunimit, por t’i japë edhe një mësim të mirë autorit.

“Në fakt unë kam jetuar në kohën kur kishte shumë trazira në Tiranë, nga 1994-97 dhe 1997 ka qenë kulmi. Ka pasur situata të tmerrshme, shpesh djemtë ngacmonin vajzat, kanë ndodhur përdhunime, vjedhje dhe raste të dhimbshme. Më ka ndodhur edhe mua, disa herë por do tregoj një rast. Po kthehesha nga teatri dhe në rrugë më dolën dy djem. Njëri prej tyre më pyet: Si e ke emrin? Dhe unë iu ktheva: Ç’të duhet ty. Ishte errësirë dhe nuk më njohu. Më qëlloi me grusht në fytyrë dhe në një moment mu errën sytë. Për fatin tim të mirë unë kam qenë gjimnaste dhe krahët i kam të fuqishëm. Në një moment u përmenda, e lashë të më çonte tek cepi i pallatit sepse ai nuk donte ta bënte në rrugë atë gjë që kishte ndër mend të bënte. Mbaj mend që i thashë: “Më vjen keq, por të ka qëlluar me njeriun e gabuar”. Dhe se çfarë kam bërë, e në ç’formë e kam rrahur nuk e di, por e kisha vënë poshtë këmbëve të mia, i kisha vënë gjunjët tek kurrizi dhe e mbaja që të mos ikte. Në një moment dëgjova që po kishte njerëz, shkëpus vëmendjen dhe ai gjeti rast që u lirua pak dhe iku. Më mbeti xhupi dhe çelësat e tij në dorë. E kam pritur fshehur tek shkalla deri në 3 të natës me idenë që do kthehej të merrte çelësat në mos xhupin, por për fatin e tij të mirë, nuk u kthye. Ndryshe do kishte “ngrënë” ndonjë dru tjetër dhe do kishte përfunduar në burg. Ajo që më shqetëson në këtë rast është se nëse do ishte një vajzë që nuk do të kishte fuqinë time. Unë në përgjithësi jam vajzë e guximshme, ndihesha si djali i shtëpisë, sportiste dhe kisha guxim të madh”, u shpreh Selimllari.

Të fundit